INFORMACION MBI TERAPINË ME ECT

venis

Procedura terapeutike e ECT-Thymatron–IV™ (Digital data operation- PRODHIMI mё i fundit ; i vitit 2007 ) ёshtё procedura mё efikase  pёr  trajtimet e pacienteve rezistentё ndaj mjekimit me barna dhe ёshtё fryt i bashkёpunimit tё industrisё sё paisjeve mjekёsore “SOMATICS”me programacionet inxhinierinё bioinformatike mjekёsore
Metodat  e mjekimit me ECT, qё aplikohen nё klinikёn “VENIS” bazohen nё udhёzimet dhe rekomandimet mё tё fundit tё APA-s (Shoqatёs Amerikane tё Psikiatrisё) dhe e konfirmuar në ligjin shqiptar të shëndetit mendor Nr 44.

Për më shumë informacion KLIKO KËTU !

 


TË REJA SHKENCORE

venis

Për informacione bashkëkohore në fushën e Psikologjisë dhe Psikiatrisë mund te klinkoni  në adresat e mëposhtme:

  1. http://www.clinicalpsychiatrynews.com/
  2. http://www.psypress.com/
  3. http://www.sciencedaily.com/news/mind_brain/psychology/
  4. http://www.medicalnewstoday.com/sections/psychology-psychiatry/
  5. http://psychcentral.com/news/
  6. http://www.goodtherapy.org/psychotherapy-news-round-up.html

Konkluzione të Konferencës Kombëtare mbi Shëndetin Mendor

venis

Tema : SHËNDETI MENDOR DHE SËMUNDJA KRONIKE: NEVOJA PËR KUJDES TË INTEGRUAR DHE TË VAZHDUAR “Tirana International”, Tiranë, 11-12 Tetor 2010. Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur pa asnjë ndryshim, nga raporti  i publikuar i konkluzioneve të Konferencës Kombetare

Prioritetet e përcaktuara në konkluzionet e konferencës kombëtare

Në  nivelin e politikave:

1. Nevoja për rishikimin e strategjisë së shëndetit mendor në përputhje me ritmet e zbatimit të reformës së shëndetit mendor

2. Nevoja për rigjallërimin e Komitetit Drejtues kombëtar të Shëndetit mendor, me përfshirjen e të gjithë aktorëve që në kontekstin aktual mund dhe duhet të      luajnë rolin e tyre për zbatimin e reformës.

3. Nevoja për integrimin e shëndetit mendor në kujdesin parësor në përputhje me zhvillimet e fundit të ISKSH

4. Nevoja për një përdorim kost-efektiv të buxhetit aktual në dispozicion të shërbimeve të shëndetit mendor.

Në  nivelin e shërbimeve të shëndetit mendor

1. nevoja për të konsideruar shërbimin ndaj pacientit nën një këndvështrim të të drejtave të njeriut

2. përmirësimi i praktikave të Komisioneve mediko-legale në përcaktimin e aftësisë për punë.

3. Nevoja për sigurimin e cilësisë së shërbimeve në mënyrë të vazhdueshme

4. Nevoja për monitorimin e aktiviteteve të shërbimeve nga organet përgjegjëse (Ministria e Shëndetëisë, drejtoritë rajonale, drejtoritë e spitaleve dhe të shërbimeve komunitare, etj.)

Në  nivelin e ngritjes së kapaciteteve të  personelit shëndetësor

1. nevoja për mbështetje të kapaciteteve të punonjësve të kujdesit parësor nga ana e shërbimeve të psecializuara

2. nevoja për mbështetje të kapaciteteve të punonjësve të shëndetit mendor në mbarë vendin nga ekspertiza e Shërbimit të psikiatrisë së QSUT.

Në nivelin e promocionit të shëndetit mendor.

1. nevoja për rritje të rolit të edukimit dhe promocionit të shëndetit mendor nga ana e shërbimeve të shëndetit mendor

2. nevoja për forcimin e rolit të Institutit të Shëndetit Publik si një institucion lider në promocionin e shëndetit mendor

3. nevoja për për përfshirjen e përdoruesve dhe familjeve në programet e promocionit dhe parandalimit të sëmundjeve mendore


DISA NGA FIGUARAT E SHQUARA PËR KONTRIBUTE NË PSIKIATRI

venis
  • Adolf  Meyer                           punime në fushën e psikobiologjisë
  • Daniel Freedman                    për punime origjinale mbi psikiatrinë biologjike
  • Elliot Slater                             punime mbi epidemiologjinë psikiatrike
  • Emil Kraepelin                        kontribute për metodologjinë dhe kriteret diagnostike
  • Eugene Bleuler                       kriteret diagnostike të Skizofrenisë
  • Eve Johnstone                         për ndryshimet e trurit në skizofreni
  • Frantz Fanon                           kontribut në studimin e efekteve të diskriminimit
  • Fuller Torrey                           Trajtimi i Skizofrenisë
  • Harry Stack Sullivan                punime mbi  psikiatrinë interpersonale
  • Ian Oswald                              studime kërkimore mbi gjumin dhe çrregullimet e tij
  • Irvin Yalom                              kontribute mbi psikoterapinë  e grupit
  • Jack Barchas                           studime mbi bazat biologjike të Skizofrenisë
  • John Cade                                për mjekimin me Lithium
  • Karl Jaspers                             studime të thelluara mbi fenomenologjinë
  • Kay R. Jamison                        kontibute klinike mbi  çrregullimet  bipolare
  • Kurt Schneider                         kritere të reja  diagnostike në psikiatri
  • Leo Kanner                              studime mbi autizmin
  • Martin Roth                             studime të rëndësishme për psikiatrinë e të moshuarve
  • Maximillan Hamilton                          intrumentat vlerësues për  depresionin dhe ankthin
  • Michel Foucault                      koncepte të reja filozofike mbi shëndetin mendor
  • Ming Tsuang                           zbulime në fushën e gjenetikës psikiatrike
  • Mogens Schou                         terapia me Litium
  • Nancy Andreasen                    për punimet Neuroimazherike për sëmundjen e Skizofrenisë
  • Norman Krietman                    i shquar në punimet mbi epidemiologjinë psikiatrike
  • Paul Watzlawick                       për  teorinë e komunikimit të shëndetit mendor
  • Philippe Pineli                         metodologji të reja të trajtimit në psikiatri
  • Pierre Deniker                        për zbulimin e Klorpromazinës
  • Richard von Krafft-Ebing        punime mbi seksualitetin
  • Robert Spitzer                         kriteret e reja diagnostike në psikiatri
  • Robin Murray                          punimet mbi Skizofreninë
  • Solomon H. Snyder                  studime mbi neurotransmetuesit e trurit
  • Ugo Cerletti                            metoda e terapisë  electroktrokonvulsive
  • Wen Shing Tseng                    studime të rëndësishme mbi psikiatrinë  ndërkulturore
  • Zhan Etien Esquiroli                punime mbi Psikopatologjinë

KURIOZITETE MBI BARNAT

venis

KLORPROMAZINA (Thorazine)  është antipsikotiku i parë që filloi të përdoret në trajtimin e psikozave . Klorpromazina është zbuluar  në Francë në vitin 1952.

Që nga mesi i viteve 1960 deri në vitin 1980, si rezultat i procesit të deinstitucionalizimit, u reduktua nga 560 000 në 130 000, numri i shtretërve në shërbimin spitalor të shëndetit mendor ne SH.B.A

Në vitin 1979, u krijua në SHBA, Aleanca Kombëtare për të sëmurët me probleme  mendore. Me kalimin e viteve, roli i kësaj aleance është fuqizuar ndjeshëm. Ajo ka dhënë kontribute të rëndësishme në mbrojtje të të drejtave dhe mbështetje të gjithanshme për këtë kategori individësh në nevojë.

ADRENALINA, është veçuar si substancë kimike në vitin 1897, nga amerikani John Jacob Abel, ndërsa Aspirina  dy vite me vone (1899 ), nga  mjeku gjerman Felix Hoffman.

PROZAK-U (Fluoksetina) është prodhuar si bar në vitin  1970, nga kompania farmaceutike Eli Lilly.

ZOLOFT-I (Sertraline) u hodh në treg për herë të parë nga kompania farmaceutike Pfizer, në vitin 1991.

LEPONEKS-I (Clozapine ) është prodhuar në vitin 1961 nga kompania farmaceutike Sandoz. Për herë të parë është hedhur në tregun europian në vitin 1972. Në vitin 1975 kompania prodhuese ndaloi prodhimin e saj për shkak të efektit dëmtues në rruazat e bardha të gjakut. Në vitin 1989, nga agjensia amerikane; FDA ( institucioni që jep lejen e përdorimit për barnat dhe ushqimet) përcaktoi rregulla strikte, që bënin të detyrueshme analizat periodike të gjakut , për të mbajtur nën kontroll efektet e pakësimit të rruazave të bardha (agranulocitoza).

ARIPIPRAZOL-I (Abilify) është një ndër antipsikotikët më të rinj, aprovuar nga FDA, në Nëntor të vitit 2002 për mjekimin e Skizofrenisë. Gjithashtu është aprovuar si mjekim ndihmës për depresionin në vitin 2007. Ky bar është i prodhuar nga Kompania farmaceutike Japoneze-Otsuka.

INVEGA (Paliperidone), e prodhuar nga  Janssen Pharmaceutica , është përdorur për herë të parë në Dhjetor 2006, pasi u aprovua nga FDA.

FANAPT-I (Iloperidone) është bari më i ri antipsikotik , që ekziston në tregun botëror.  Është aprovuar dhe ka filluar të përdoret që nga muaji Maj 2009.


FOBITË QË HASEN MË SHPESH NË JETËN E PËRDITSHME

venis

ablutofobia : frikë nga larja , dushi.
acarofobia : frikë nga kruarjet ose insektet që shkaktojnë kruajtje
akluofobia : frikë nga errësira
acoustikofobia : frikë nga zhurma
akrofobia : frikë nga lartësitë
aerofobia : frikë nga gëlltitja e  ajrit, dhe mbytja me të
agorafobia : frikë nga sheshet e hapura
agirofobia : frikë nga rrugët apo kalimi rrugë
ailurofobia : frikë nga macet
algofobia : frikë nga dhimbjet
anuptafobia : frikë nga qëndrojnë vetëm
apifobia : frikë nga bletët
arakno-fobia : frikë nga merimangat
arsonfobia : frikë nga zjarri
astenofobia : frikë nga dobësia/ zalisja,/alivanosja
astrafobia ,: frikë nga bubullima ose rrufeja
autofobia : frikë e të qënit vetëm
cancerofobia, carcinofobia : frikë nga kanceri
coitofobia : frikë nga akti seksual
dromofobia : frikë nga rrugët dhe kryqëzimet
erythrofobia: frikë nga të skuqurit  apo nga turpërimi në publik.
ailuro-fobia,: frikë apo macet
hagiofobia : frikë nga ikonat e shenjtorëve ose gjërat e shenjta
hemofobia : frikë nga gjaku
hipsifobia : frikë nga lartësitë
iatrofobia : frikë nga mjeku ose vizita mjekësore
lygofobia : frikë nga errësira
melanofobia : frikë nga gjërat me ngjyrë të zezë
mysofobia : frikë nga ndotja dhe papastëritë
mnemofobia : frikë nga kujtimet
necrofobia : frikë nga gjërat e të vdekurit ose të vdekurit
nelofobia : frikë nga xhamat dhe objektet prej qelqi
noctifobia : frikë nga nata
odynofobia , algofobia, odynefobia : frikë nga dhimbjet
oneirofobia : frikë nga ëndrrat
parthenofobia : frikë nga virgjëreshat dhe të virgjërit
pathofobia : frikë nga sëmundjet
fasmofobia : frikë nga fantazmat
filema-fobia, filemato-fobia : frikë nga puthjet
fobofobia : frikë nga frikë
fotoaugliafobia : frikë nga dritat e verbuese
fotofobi : frikë nga dritat në përgjithësi
fronemofobia : frikë nga të menduarit
placofobia : frikë nga varret
pnigo-fobia, pnigero-fobia : frikë nga mbytja kur je i mbuluar
pyrofobia : frikë nga zjarri
scabiofobia : frikë nga zgjebja
scio-fobia, scia-fobia : frikë nga hijetscotofobia , akluofobia : frikë nga errësira
ofidiofobia : frikë nga gjarpërinjtë
soteriofobia : frikë nga varësia nga të tjerët
sfeksofobia : frikë nga grerëzat
stenofobia : frikë nga gjërat ose vendet e ngushta
surifobia : frikë nga miu
tafe-fobia : frikë nga varrezat dhe varrimet
thanato-fobia ,thanto-fobia : frikë nga vdekja
triskaidekafobia : frikë nga numri trembëdhjetë
trypanofobia : frikë nga injeksione
venustrafobia : frikë nga femrat e bukura
virginitifobia : frikë nga përdhunimi
xenofobia : frika ndaj të huajve,ndaj të panjohurit


ÇRREGULLIMET KRYESORE PSIKOLOGJIKE-PSIKIATRIKE

venis

 Çrregullimet psikologjike-psikiatrike karakterizohen nga grupime simptomash karakteristike,të cilat zgjasin për një periudhë të caktuar kohore. Këto crregullime nuk vijnë si pasojë e një sëmundje tjetër mjekësore dhe dëmtojnë dukshëm funksionimin individual, familjar, në profesion dhe në shoqëri.Disa nga Çrregullimet më të shpeshta qe hasen ne praktiken klinike  janë si më poshtë vijon:

ÇRREGULLIMET E  ANKTHIT

Çrregullimet e ankthit janë çrregullimet ne te cilat tipar mbizotërues është ankthi i vazhdueshëm dhe i papërballueshëm,që ndikon dukshëm në funksionimin e individit në të gjitha fushat e jetës. Çrregullimeve e ankthit  klasifikohen si  çrregullimi i panikut, agorafobia, fobitë specifike, fobia sociale, çrregullimi i stresit post traumatik, çrregullimi i ankthit i  përgjithshëm dhe çrregullimi Obsesiv-kompulsiv. (shënim: konsensusi i specialistëve është që në manualin e ri diagnostik çrregullimi obsesiv-kompulsiv të mos klasifikohet më në kategorinë e çrregullimeve të ankthit, por një një grupim tjetër që do të quhet Spektri OCD ( Obsesiv-Kompulsiv) sepse ankthi ne OCD është pasojë dhe jo shkaktari.

Çrregullimi i panikut: është gjëndje që karakterizohet nga shpërthime të papritura dhe intensive ndjenje frike të papërshtatshme, sikletosje që karakterizohet me shumë nga simptomat e mëposhtme si; rrahje të shpejta zemre, dridhje, shkurtim i  frymëmarrjes dhe ndjesia sikur nuk mbushesh me frymë, frymëmarrja bëhet sipërfaqësore,  marrje mendsh, dhimbje gjoksi, etj. Simptomat ndonjëherë  duken aq  të rënda, saqë individi  beson se ai po kalon një krizë zemre.

Agoraphobia: gjëndje që karakterizohet nga : frikë dhe shpesh shmangje e  situatave dhe  vendeve të hapura publike. Individi ka bindjen se e ka të pamundur largimin nga këto vende dhe ndihma është pothuajse e pamundur. Agorafobia shpesh herë është simptomë e një  çrregullimi paniku, nëse ataket  e panikut janë të rënda deri në masën e shmangies së këtyre  ambjenteve.

Fobi specifike: e quajtur ndryshe “fobia e thjeshtë”  është  frikë dhe  shmangie ndaj situatave, vendeve ,objekteve ,kafëshëve apo insekteve të caktuara.Diagnostikimi i këtyre fobive bëhet kur dëmtojnë ndjeshëm funksionimin si rezultat i shmangjes.

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv karakterizohet  nga obsesione (mendimet apo “fiksime ” të pakontrollueshme) dhe kompulsione (veprime  që reduktojnë obsesionet).

Këta shkaktoojnë shqetësim dhe bëhen pengesë e  theksuar në  funksionet e jetës së  përditshme  të personit. individët harxhojnë shumë kohë me mendime  dhe veprimet e tyre kompulsive ,  që vazhdojnë kundër dëshirës së tyre .Shembull tipik është kompulsioni i larjes së duarve disa herë në ditë,  si rezultat i mendimit se mund të ndotet nga kontaktet fizike me njerëz apo objekte të ndryshëm.

Çrregullim i stresit post traumatik (pas traumës) ndodh vetëm pas një personi ka kaluar  një ngjarje tragjike ku jeta e tyre ka qenë seriozisht  e kërcënuar. Shembujt më të zakonshme janë të luftërat, fatkeqësitë natyrore, aksidentet e rënda apo pasojat e abuzimeve . Karakterisohet  nga një frikë e fortë ndaj këtyre situatave , shmangien, rikujtim të ngjarjes, parafyrime  dhe ankthit i shtuar saqe ndikon fuqishëm  në funksionimin e tyre

Çrregullimi i ankthit të  përgjithshëm : është ankth ekstrem gjithëpërfshirës , në  çdo pjesë të jetës së individit, duke e penguar individin në mënyrë ekstreme  në  jetën dhe aktivitetet e  përditshme.

ÇRREGULLIMET E HUMORIT

Karakteristikë e çrregullimeve të humorit ështe se këto  gjëndje karakterizohen nga një humor mbizotërues dhe i zgjatur. Disa nga rregullimet kryesore te humorit jane:

Çrregullimi depresiv madhor : i njohur si  depresioni klinik, karakterizohet me humor depresiv , humbje e interestit për aktivitetet të cilat dikur  i jepnin kënaqësi dhe motivim,  rënje ose shtim në peshë, probleme serioze me gjumin si pagjumësi ose gjumë i tepërt, debulesë dhe lodhje e theksuar  trupore ,  vështirësi në përqëndrim, ndjenja e vazhduar fajsie e pabazuar  e vetvetes dhe humbje e shpresës për të ardhmen. Në disa raste pacientët kanë mendimin se jeta nuk ja vlen më të jetohet dhe kanë mendimin e vdekjes së afërt ose për ti dhënë fund jetës .Shumë nga individët depresive manifestojnë mendime për vetëvrasje. Mendimet e vetëvrasjes  janë një urgjencë mjekësore që duhet vlerësuar maksimalisht

Çrregullimi distimik :është një formë më e lehtë e depresionit  që vazhdon për një periudhë kohore prej mëse dy vitesh dhe dëmtimi i funksioneve të individit është më i lehtë se sa në depresionet madhore.

Çrregullimet  bipolare: të njohura dikur në sistemet e vjetra diagnostike si  çrregullimi maniako-depresiv, karakterizohet nga  periudha luhatjesh humori që kalon në dy ekstremet:  humor shumë i lartë dhe i pakontrolluar i quajtur  mani dhe ekstremi tjetër me humor depresiv. çrregullimet bipolare janë disa llojesh dhe në varësi të tyre përcaktohen dhe strategjitë e mjekimit përkatës.

DEMENCA DHE ÇRREGULLIMET E TJERA NJOHËSE

Simptomet kryesore të këtyre çrregullimeve të përfshijnë ndryshime të rëndësishme në kujtesë. Ne Demencë hasen dëmtime kryesisht në kujtesën e afërt (të ngjarjeve të reja).Ndërsa delirimi mund të ndodhë për shkaqe akute,si psh nga helmimet nga alkoli,  substancat toksike apo drogat.

ÇRREGULLIMET QË SHKAKTOHEN NGA NJË SËMUNDJE TJETËR MJEKËSORE

Simptomet si ankthi, depresioni, nervoziteti, pagjumësia etj mund të jenë edhe pasojë e  drejtpërdrejtë e një sëmundje tjetër.Psh çrregullimet që rrjedhin nga një sëmundje tjetër si diabet, sëmundjet e Tiroides etj, klasifikohen në këtë  kategori sipas shkaktarit.Në këto raste mjekohet së pari shkaku primar i shqetësimit.

 

ÇRREGULLIMET QË SHKAKTOHEN NGA SUBSTANCAT

Ka dy grupe çrregullimesh që klasifikohen në këtë kategori: drogat dhe substancat e tjera

Karakterizohen nga dy element të rëndësishëm:

abuzimi ndaj drogës apo substancës dhe Varësia nga drogat apo substancat.

Abuzimi nga përdorimi i një substance , konsiderohet përdorimi i vazhdueshëm, sistematik dhe me një  ndikim negativ në jetën e individit.

Kur rritet sasia e lëndës së përdorur kemi të bëjmë me fenomenin e tolerancës. Individi vazhdon të marrë drogën apo  substancën, pavarësisht nga demtimet qe peson  apo dëshira për të lënë.

 Përveç kësaj  një element tjetër për tu vlerësuar tek këta individë, janë dhe simptomat që shkaktohen nga nderprerja e menjëhershme e tyre si psh: ankthi, dhimbja e  kokës, nervoziteti, mungesa e përqëndrimit amnezi, konfuzioni deri në gjëndje më të rënda si delirium.                          Prandaj është shumë e rëndësishme konsultimi me specialistin, për të minimizuar efektet e padëshirueshme të abuzimit, tolerancës apo ndërprerjes së menjëhershme.

 

ÇRREGULLIMET PSIKOTIKE DHE SKIZOFRENIA

Psikozat janë çregullime, në themel të të cilave qëndron aftësia e dëmtuar për të dalluar realitetin nga fantazia.(aftësia për të testuar realitetin objektiv). Çrregullimet psikotike, mund të jenë të natyrës akute, por mund të jenë përkohësisht pjesë e një crregullimi tjerët si psh; Depresionet psikotike. Psikozat karakterizohen me papërshtatshmëri të sjelljes dhe gjykimit në situata të zakonshme sociale. Shumë individë, kanë një tërheqje të dukshme nga aktivitetet shoqërore dhe një topitje emocionale ose mospërputhje të emocioneve. Psikozat mund të jenë kalimtare ose të qëndrueshme në kohë. Psikoza më ekstreme është Skizofrenia , sëmundja më e rëndë dhe më invalidizuese në fushën e shëndetit mendor. Evidentimi i hershëm i psikozave, është shumë i rëndësishëm për suksesin e trajtimit të tyre me barna.

 

ÇRREGULLIMET SOMATOFORME

( ÇRREGULLIMET TRUPORE PA SHKAK REAL)

Janë Çrregullime me ankesa të shumta trupore, por që në realitet nga ekzaminimet laboratorike dhe ekzaminimet e ndryshme, rezulton të mos ketë asgjë organike që të japin të dhëna mbi ndonjë sëmundje. Çrregullime më kryesore  diagnostikohen si :

Çrregullimi i somatizimit : karakterizohet nga  simptoma te përgjithshme ose te paqartë dhimbjesh dhe ankesash trupore si psh : dhimbje  barku, dhimbje seksuale, probleme gastrointestinale ,  simptoma neurologjike etj .Simptomat e mësipërme nuk kanë asnjë bazë reale. Të gjitha analizat dhe ekzaminimet rezultojnë normale.

Çrregullimi i dhimbjes: janë  dhimbje të rëndësishme dhe të forta që zgjasin për periudha të caktuara  kohe

Hipokondritë: çrregullim që karakterizohet  nga frikë e rëndësishme dhe e vazhdueshme se mos individi  ka sëmundje mjekësore të rënde dhe  të rrezikshme për jetën,  pavarësisht se kjo nuk është e vërtetë.

ÇRREGULLIMET SEKSUALE

Janë çrregullime që lidhen me seksualitetin, që përfshijnë të gjitha çrregullimet që nga funksionimi ,deshira  dhe konfuzioni  i individit në lidhje me identitetit e tij gjinior.

Disfunksionet seksuale klasifikohen nga mungesa e fantazise  apo dëshirës për aktivitet seksual, neveri ose shmangie e aktivitetit seksual,  paaftësia ose pamundesi për të realizuar komplet  aktivitetin seksual psh: lubrifikim i përshtatshëm te femrat  çrregullimi i orgasmës tek meshkujt dhe te femrat , vonesa ose mungesa e orgazmës , derdhje e parakohshme e spermës etj. Parafilitë disa parafili me të shpeshta janë:   pedofilia- forma më e rëndë që ka të bëjë me fantazi dhe ngacmime seksuale ndaj fëmijëve . fetishizmi -fantazi seksuale intensive dhe sjellje që lidhen me objekte , mazokizmi seksual-  fantazi seksuale intensive që sjelinl kënaqësi nga dhunë gjate akti seksual. etj.Çrregullimi disforik ose i identitetit gjinor: -karakterizohet nga identifikim i fortë dhe i vazhdueshëm  me seksin e kundërt dhe besimin se individi  i përket në të vërtetë  gjinisë së kundërt etj.

 

ÇRREGULLIMEVE Të NGRËNJES

Ka dy lloje të çrregullimeve të ngrënjes : anoreksia Nervore dhe Bulimia nervore.                Anoreksia nervore: karakterizohet nga nga frika e humbjes së kontrollit mbi peshën  ose frika nga dhjamosja (obeziteti). Bulimia nervore : ngrënje te babëzitura e  sasive të mëdha të ushqimit  dhe eliminimi i ushqimit me të vjella të provokuara vete ose përdorimi i laksativëve,  periudha e agjërimit dhe dieta shumë strikte apo ushtrime gjimnastikore raskapitëse.

ÇRREGULLIMET E GJUMIT 

Përfshijë të gjitha anomalitë që lidhen me gjumin , Klasifikohen në  dy kategori të mëdha: disomnitë dhe parasomnitë. Disomnitë: Çrregullime që  kanë të bëjnë me sasinë, cilësinë e gjumit si psh -paaftësiapër të fjetur ose reduktimi i aftësinë për të fjetur, hipersomnia ose gjumi i tepërt dhe narkolepsisa me  atake të parezistueshme gjumi kryesisht gjatë ditës. Parasomnitë : çrregullimie që kanë të bëjnë me sjelljen gjate gjumit,endrrave jashtëzakonisht të frikshme,  somnabulizmi etj.

 

ÇRREGULLIMET  E PËRSHTATJES

Janë çrregullime që karakterizohen nga mospërshtje ndaj situatave të reja jetësore dhe manifestohen me  simptoma ankthi, simptoma depressive apo  simptoma të sjelljes.

 

ÇRREGULLIMET E KONTROLLIT TË IMPULSEVE

Në këtë kategori klasifikohen çrregullimet që kanë element mbizotërues vështirësinë ekstreme apo dështimin për të  kontrolluar sjelljet impulsive ,  pavarësisht nga pasojat negative që mund ti sjellin individit.

Kleptomania (vjedhje të objekteve që nuk janë të nevojshme),Çrregullimi eksploziv është dështimi për të rezistuar impulseve agresive duke për  sulme të rënda ose shkatërrime të pronës.

Piromania kënaqësi apo lehtësim të tensionit nga zjarrvënjet

Kumari patologjik : impulse të papërballuehme për të lozur kumar

 

ÇRREGULLIMET E  PERSONALITETIT

Çrregullimet e personalitetit janë  modele të qëndrueshme mendimi, ndjenjash  dhe sjelljeje,  që fillojnë në fëmijërinë e hershme dhe mbeten dhe në moshën e të  rriturit.Çrregullimet e personalitetit klasifikohen në10 grupe dhe emërtohen në bazë të tiparit dallues:

 

Personaliteti paranoid: ka karakteristikë  mosbesimin dhe dyshimin, Personaliteti skizoid: ka karakteristikë kufizimin e emocioneve.

Personaliteti skizotipal : i kufizuar ne marrëdhënie e ngushta dhe ka mendime dhe sjellje të  çuditshme,

Personaliteti antisocial : model sjellje që karakterizohet nga  mosrespektimi dhe shkelja e  të drejtave të të tjerëve dhe mungesa e ndjeshmërise.

Personaliteti kufitar ka në themel të tij  mungesen e stabilitetit në marrëdhëniet personale

Personaliti histrionik ( ose histerik) karakterizohet nga emocione të tepërta dhe teatrale dhe nevojë  për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve me çdo kusht

Personaliteti shmangës: ka vetëvlerësim te ulët për vetveten dhe mbindjeshmëri ndaj kritikave.

Personaliteti narcisistik: është modeli karakteristik i madhështisë dhe vetëvlerësimit të tepruar si dhe  nevojës për admirim.

Personaliteti obsesiv-kompulsiv: model i qëndrueshëm sjelljeje tipike ka karakteristikë  prokupimin me pastërtinë, kontrollin dhe rregullsinë deri në përsosmëri.


NDËRPRERJA E MJEKIMIT PA DIJENINË E MJEKUT: PROBLEM SHQETËSUES

venis

Në praktikën e përditshme klinike shumë shpesh mjekët dhe familjarët hasin problem me  Individët me probleme të theksuara të çrregullimeve psikiatrike. Problemet më kryesore janë:

Refuzimi për të marrë mjekimin që është një nga problemet më serioze . Pacientët me çrregullime të rënda ,duke mos marrë mjekimin bëhen të dhunshëm ,mund të shkaktojnë probleme në familje dhe jashtë saj. Rigjallërimi i simptomeve, mund të çojë në mosbindje ,largime pa adresë nga shtëpia, kryerjen e akteve të dhunës ose sjelljeve të papërshtatshme publike dhe jo rrallë herë bëhen objekt i ndalimeve apo arrestimeve nga forcat e rendit. Kjo e komplikon më shumë problemin , se përsëri pacientët mund të mbeten pa mjekim ose pa mjekimin e duhur deri në zbardhjen e plotë të procedurave ligjore.

Konsumimi i alkolit është një arësye tjetër e  rëndësishme  që rezulton në sjellje akoma më të pakontrolluar dhe në komplikacione të mëdha.

Abuzimi me drogat  ndonëse nuk është shumë i shprehur në raport me alkoolin ndodh më shpesh tek të rinjtë duke filluar që nga drogat e lehta deri tek ato më të rendat dhe më të kushtueshme. Jo rrallë herë kartegori të tilla përdoren për qëllime përfitimi nga shpërndarësit e drogës që fatkeqësisht sot nuk janë të paktë.

Efekte anësore të disa lloje barnash, janë shpesh një arësye që individët nuk kanë dëshirë të marrin ilacet dhe për këtë nuk mund të realizohet bashkëpunimi terapeutik mjek-pacient. Duke mos marrë mjekimin, simptomat përkeqësohen gjithnjë e më tepër dhe pacientët asnjëherë nuk mund të arrijnë rezultatet e pritshme.

Duhet ditur se për shumë nga barnat nevojitet një periudhë mesatarisht disa javore për të  patur efekt   maksimal mjekimi dhe për të krijuar idenë e dozës së nevojshme individuale

Duhet ditur se efektet anësore janë më të shprehura në fillimet e mjekimit por me një dozim të  kujdesshem dhe bashkëpunim reciprok, me kalimin e kohës efektet anësore zbuten deri sa shuhen fare.


STATISTIKA TË SHËNDETI MENDOR NË SHQIPËRI

venis

 

  • Shqipëria ka 3 psikiatër në 100 000 banorë
  • Në  një studim-sondazh të realizuar nga  OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit në vendin tonë
  • Nga 500 të intervistuar nga qytete të ndryshme të  Shqiperisë  , vetëm 8 % kanë pranuar se kanë kaluar probleme të shëndetit mendor.
  • Specialistët mendojnë se përqindja duhet të jëtë më e lartë, për shkak të stigmës që kanë  shqiptarët për të  pranuar se kanë  problem të shëndetit mendor.
  • 75 % e të intervistuarve  shprehen  problemet nga të cilat shqiptarët preken më shumë janë janë stresi ankthi depresioni por dhe alkooli
  • Shkaqet kryesore të sëmundshmërisë rezultojnë të jenë: problemet ekonomike, papunësia dhe niveli i varfërisë

Statistika të Shëndetit Mendor

Numri i psikiatërve për 100.000 banorë,  është një ndër treguesit më të rëndësishëm mbi cilësinë e sistemit të shërbimit të shëndetit mendor.

Nga të dhënat e 41 shteteve që kanë ofruar të dhënat e tyre statistikore Zvicra dhe Finlanda kanë numrin më të lartë të psikiatërve në 100.000 banorë, përkatësisht 30 dhe 26.

Turqia ka numrin më të vogël , 1 psikiatër në 100 000 banorë

15% e popullsisë në vendet më të zhvilluara vuajnë  nga forma të renda të depresioneve.                                                                                                                  Informacion nga : World Health Organization (WHO) January 9, 2001.

80% e njerëzve që vuajnë nga depresioni në Amerikë  nuk marrin mjekim   (Informacion nga : National Healthcare Quality Report”, 2003.)

15% njerëzve që vuajnë nga depresioni kryejnë suicid.     Informacion nga : Agency for Healthcare Research and Quality, 2003

Depresioni do të jetë shkaku i dytë i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës  në vitin 2020.  (Informacion nga : WHO report on mental illness released October 4, 2001).


FAKTE MBI DEPRESIONIN

venis

Këshillimi sa më heret me specialistet është pika kyce e trajtimit të depresionit
Depresioni është një sëmundje serioze që karakterizohet nga një ndjenjë trishtimi i vazhdueshëm.

Simptomat e Depresionit trajtohen me sukses me barna psikoterapi ose me te dyja bashkë. Lehtesimi i simptomave rrit funksionimin dhe permison dukshëm cilësinë e jetës Një ambient i ngrohtë social dhe familjar është element shumë i rëndësishëm në ecurinë e mirë të Depresioneve
Disa individë përjetojnë vetëm një episod të vetëm të depresionit, ndërsa disa të tjerë mund të kalojnë disa episode me rikthime të shpeshta të simptomave.
Afro 50% e individëve me depresion klinik tipik nuk marrin mjekim për sëmundjen e tyre.Mbi 25% e njerëzve gabimisht besojnë se depresioni është një shenjë e dobësie se sa një sëmundje e mirëfilltë. Femrat kanë një tendencë më të shprehur se meshkuj për tu prekur nga depresioni. Barnat antidepresive shkurtojnë kohëzgjatjen e episodeve depresive. Kur nuk funksionojnë barnat alternative e vetmja alternative e sigurtë është Terapia elektrokonvulsive ECT.
Vetëm në vitin 2007, në Shqipëri janë regjistruar 216 vetëvrasje , por është fakt se shumë vetëvrasje mbeten dhe të pa regjistruara si brënda vendit dhe emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Nga statistikat e OBSH(Organizatës Botërore të Shëndetësisë) rreth 15% e njerëzve të me depresion kanë tendencë të kryejnë suicid ( vetëvrasje). Vihet re një tendencë në rritje e suicidit të moshave të reja ne te gjithe boten
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli i vetvrasjeve në Shqipëri për periudhën 1987 deri 2003 shifra e suicideve ka arritur në në 4.3 raste në 100.000 banorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur datën 10 Shtator , si ditën e sensibilizimit kundër suicidit, nisur nga shifrat alarmante të rritjes së suicidit në të gjitha vendet, çdo 40 sekonda sipas statistikave të OBSH një person i jep fund jetës me vetëvrasje një suicid në botë.